Zyrtare: Salah nënshkruan kontratën e re me Liverpoolin, pranon ulje të pagës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Zyrtare: Salah nënshkruan kontratën e re me Liverpoolin, pranon ulje të pagës

    Insajderi
    11 April 2025 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i Kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah, ka vazhduar kontratën me Liverpoolin.

    Skuadra nga Premier League përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur vazhdimin e kontratës me yllin e tyre, shkruan Indeksonline

    Salah ka vazhduar deri në vitin 2027 dhe ka pranuar ulje të pagës për të qëndruar me fanellën “The Reds”.

    Deri tani këtë sezon, Salah ka shënuar 32 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat, 27 prej tyre në Premier League.

    “Është e mrekullueshme, kam kaluar vitet e mia më të mira këtu. Kam luajtur tetë vjet, shpresoj se do të jenë 10. Duke shijuar jetën time këtu, duke shijuar futbollin tim. Kam pasur vitet më të mira në karrierën time”, u shpreh Salah.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark