Zyrtari i Aeroportit të Prishtinës “ia sheh sherrin” 50 eurove për kilogramët e tepërt në bagazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i Aeroportit të Prishtinës “ia sheh sherrin” 50 eurove për kilogramët e tepërt në bagazh

    Insajderi
    11 October 2021 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka keqpërdorur pozitën zyrtare në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

    Më poshtë njoftimi i plotë i PK-së:

    Dje më datë datë 10.10.2021, një person i dyshuar mashkull/kosovar, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i Udhëtareve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qellim te përfitimit personal.

    I dyshuari (punëtorë i Aeroportit) kishte pranuar pesëdhjetë (50) euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër).

    I dyshuari në ketë rast pranon (50) euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh.

    Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të PK-së për veprime të mëtejme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark