×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zyrtari i KFOR’it gjendet i shtrirë pa ndjenja në Brezovicë, policia jep detajet

    Insajderi
    08 January 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një pjesëtar i KFOR-it dyshohet se ka pësuar infarkt në Brezovicë, përkatësisht të vendi i njohur si “Qafa e Luanit”.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për Gazetën Insajderi se një pjesëtarë I KFOR’it është gjendur pa shenja jete në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

    “Sot , rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovicē, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-i të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes. Për informata tjera do të ju njoftojmë me kohë!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark