×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zyrtari i PSD-së i reagon psikologut që publikisht “diagnostikoi” Zana Avdiun

    Insajderi
    05 December 2022 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari Organizativ i Partisë SocialDemokrate (PSD) Nol Nushi, ka kritikuar komentin e bërë publikisht të psikologut, Naim Telaku lidhur me reagimin e aktivistes, Zana Avdiu për lojtarin Granit Xhaka, gjestin e të cilit kjo e fundit e quajti prej “rrugaçi”, shkruan Insajderi.

    Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Nushi ka ironizuar me Telakun duke thënë se e “diagnostikoi”.

    Nese doni ta kuptoni Zanen lexojeni Kompleksin e Elektras se Sigmund Freud. Zana eshte ilustrim perfekt i ketij komleksi aka. penis envy”, shkroi Telaku në komentin e tij drejtuar aktivistes Zana Avdiu.

    Nushi, në postimin e tij deklaroi ”Naim Telaku është: Dekan i një Kolegji Privat, Drejtor i Asociacionit të Psikologëve të Kosovës, Anëtar i Bordit të Licencuesëve të Psikologëve Klinik. Dhënia e ‘’diagnozave’’ publike është minimalisht shkelje etike. Ky person s’ mundet me qenë profesionist i mirë’’.

    Në llogarinë e tij në rrjetin social  Facebook , Naim Telaku e ka të shkruar se punon si psikolog dhe psikoterapeut në kliniken ‘’Empatia’’, drejtor i të cilës është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark