Zyrtarizohet trajneri i ri i kombëtares së Italisë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Zyrtarizohet trajneri i ri i kombëtares së Italisë

    Insajderi
    15 June 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gennaro Gattuso është emëruar zyrtarisht si përzgjedhës i ri i Kombëtares së Italisë. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, e cilësoi atë si “një simbol të futbollit italian”.

    Konferenca për prezantimin e tij do të mbahet të enjten, më 19 qershor, në Romë, ku ai do të marr zyrtarisht drejtimin e ekipit.

    “Fanella e Azzurrëve është si një lëkurë e dytë për të. Motivimi, profesionalizmi dhe përvoja e tij do të jenë thelbësore për përballimin e sfidave të ardhshme të Kombëtares. I vetëdijshëm për rëndësinë e objektivit që duam të arrijmë, e falënderoj për gatishmërinë dhe përkushtimin me të cilin e pranoi këtë sfidë. Ai e ndan plotësisht projektin e FIGC-së për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit tonë, me Azzurrët në qendër të këtij vizioni strategjik”, deklaroi Gravina.

    Si futbollist, Gattuso ka qenë një nga figurat më ikonike të Italisë. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006 dhe ka 73 paraqitje me fanellën e Kombëtares.  Po ashtu, ka fituar Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2000.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark