×
  • Lajme
  • Lajme

    ​990 raste të reja dhe 24 viktima me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

    Insajderi
    15 November 2020 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë Veriore njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2655 teste, prej të cilave 990 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 24 persona kanë humbur jetën me sëmundjen infektuese dhe 382 pacientë janë shëruar.

    Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup 378, Prilep 55, Gostivar 54, Veles 54, Shtip 51, Kumanovë 48, Manastir 44, Tetovë 39, Ohër 39, Strugë 27, Koçan 27, Kavadarc 24 etj.

    Viktimat nga COVID-19 janë regjistruar në Shkup – 7, pasuar nga Strumica, Kërçova e Kavadarci me nga 3, Manastiri e Gostivari me nga 2, dhe nga një rast me përfundim fatal është konfirmuar në Prilep, Shtip, Tetovë, Berovë, Delçevo. Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

    Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 47.050, numri i pacientëve të kuruar është 27.364, numri i të vdekurve është 1.305 dhe numri i rasteve aktive është 18.381.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark