Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka raportuar për 2241 testime, 564 të shëruar, 602 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 249 në Tiranë, 47 në Gjirokastër, 38 në Lushnje, 30 në Fier, Korçë, Kavajë, 27 në Vlorë, 24 në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, etj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë, ndërsa aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48-vjeçare, një 71-vjeçar, 74-vjeçar, një 85-vjeçar nga Tirana, një 60-vjeçar nga Mirdita, një 60-vjeçar nga Kurbini, një 63-vjeçar nga Gramshi, një 71-vjeçar nga Durrësi.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipërisë janë konfirmuar 28.432 raste, prej tyre 13.453 janë të shëruar, 14.348 janë ende raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 631 persona./A2