×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Merkel: S’mund ta premtoj hapjen e negociatave me Shqipërinë

    Insajderi
    30 November 2020 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së është shprehur skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë këtë vit.

    “Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha Merkel.

    Sa i përket Serbisë, Merkel tha se ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën.

    Ndryshe, më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm të BE-së do të vendosin për hapjen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. /tch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark