×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Miratohen masat e reja antiCOVID në Maqedoni, kafenetë e mbyllura për të pavaksinuarit

    Insajderi
    08 August 2021 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga 16 gusht, puna dhe organizimi i çdo lloji evenimenti të brendshme në të gjitha objektet hotelierike dhe kafeteritë është i ndaluar për personat që nuk kanë marrë të paktën një dozë vaksine në Maqedoni të Veriut.

    Certifikatat do të kontrollohen nga shërbimi i sigurisë dhe kjo masë do të jetë e vlefshme për pjesëmarrjen në çdo lloj objekti, përfshirë objektet e hotelierisë, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm dhe do të jenë të vlefshme për pjesëmarrjen në festa, koncerte, seminare, trajnime, punëtori, konferenca, ngjarje kulturore ose sportive. Bashkëngjitja dhe posedimi i një certifikate imunizimi me të paktën dozën e parë të vaksinës do të zbatohet për personat mbi 18 vjeç.

    “Deri më 15 gusht, të gjitha objektet e hotelierisë të regjistruara për festimet lejohen të punojnë në ambiente të mbyllura, vetëm në përputhje me masat Covid-19, me kapacitet deri në 40% të ambientit dhe një maksimum prej 250 mysafirësh, sipas protokolleve ekzistues në fuqi. Për klubet e natës (disko), kabaret, baret, ndalimi i punës në pjesën e mbyllur të objektit mbetet, përveç në pjesën e hapur (tarracat) me 50% të kapacitetit të hapësirës dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në 1 000 vizitorët, sipas protokolleve ekzistues, informoi sonte kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në fejbuk pas mbledhjes së qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark