​Njerëzit me probleme në të mësuar kanë 6 herë më shumë gjasa të vdesin nga COVID-19 - Insajderi
×
LifeStyle

​Njerëzit me probleme në të mësuar kanë 6 herë më shumë gjasa të vdesin nga COVID-19

Insajderi
15 November 2020 - 23:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Studiuesit në Britaninë e Madhe shqyrtuan të dhënat për vdekjet e njerëzve të identifikuar si me aftësi të kufizuara në të mësuar gjatë pandemisë COVID-19

Një analizë e re nga Shëndeti Publik Angli (PHE) ka zbuluar se njerëzit me aftësi të kufizuara në të mësuar kishin deri në gjashtë herë më shumë gjasa të vdisnin nga COVID-19 gjatë valës së parë të pandemisë në Britani.

Raporti gjithashtu tregoi se shkalla e vdekjes për ata me vështirësi të tilla ishte 30 herë më e lartë në grup-moshën midis 18 dhe 34-vjeç.

Analiza u bazua në vdekjet midis 21 marsit-5 qershorit, dhe 451 në 100,000 njerëz me aftësi të kufizuara në të mësuar kishin vdekur për shkak të infeksionit koronavirus gjatë asaj periudhe. Studiuesit vlerësuan se numrat mund të ishin deri në 692 për 100,000 – gjashtë herë më e lartë se popullata e përgjithshme.

Studimi sugjeron gjithashtu që pabarazia e madhe mund të jetë sepse ata që kanë aftësi të kufizuara në të mësuar kanë më shumë të ngjarë të kenë diabet dhe të prirë për mbipeshë, gjë që mund të rrisë rrezikun e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri.

John Newton, drejtori i PHE për përmirësimin e shëndetit, tha se është thelbësore të praktikohet “kontroll rigoroz i infeksionit nëse jeni në kontakt me dikë me aftësi të kufizuara në të mësuar, pavarësisht nëse ata jetojnë apo jo në një shtëpi të kujdesit”.

Raporti vuri në dukje se një e treta e individëve që vdiqën me aftësi të kufizuara gjatë valës së parë në vend po jetonin në kujdesin rezidencial.

Adam Brown ishte një nga viktimat COVID-19. 30-vjeçari me aftësi të kufizuara në të mësuar kishte zhvilluar simptoma të koronavirusit në fillim të marsit, por ai nuk u testua derisa u shtrua në spital. Ai vdiq më 29 prill. Pas vdekjes së tij, kur motra e tij lexoi raportin e fundit ajo tha se “njerëz si Adami, që nuk kanë zërat e tyre për të folur për veten e tyre janë lënë vetëm, të mbajtur në errësirë dhe shpërfillur.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark