×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Policia në aksion kundër shoferëve për përdorim të telefonit

    Insajderi
    17 September 2021 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë se trafikut rajonal ne Prizren kanë realizuar aktivitetin për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion duke realizuar planin operativ ‘Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes’

    Realizimi i këtij plani sipas policisë është kryer në rrugët e qytetit te Prizrenit, ku gjatë zbatimit të detyrave, zyrtarët policorë, për përdorimit e celularit kanë ndaluar dhe shqiptuar gjithsej 20 gjoba, ndërsa për aktivitetet tjera dhe kundërvajtje te shkaktuar nga ana e pjesëmarrësve ne trafik njësitet policore kanë shqiptuar gjithsejtë 78 gjoba sipas ligjit.

    Aktivitete të tilla, përdorimi i telefonit si dhe për kundërvajtje tjera ne komunikacion e si: për tejkalim të shpejtësisë tejkalimi në vijë të plotë., do të këtë në vazhdimësi. Andaj polica ju bën thirrje te gjithë pjesëmarrësve ne trafik qe t’u përbehen dhe ti respektoj rregullat ne trafik me qellim te krijimit te sigurisë ne komunikacionin rrugor për te gjithë! Ne te kundërt ndaj shkelësve te ligjit do te jen te pa kompromis!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark