​Rruga Kijevë-Zahaq, Aliu akuzon ish-Qeverinë Haradinaj për parregullsi në shpronësimin e pronave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rruga Kijevë-Zahaq, Aliu akuzon ish-Qeverinë Haradinaj për parregullsi në shpronësimin e pronave

    Insajderi
    01 September 2021 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu ka akuzuar sot ish-Qeverinë Haradinaj për parregullsi në procesin e shpronësimit të pronave përgjatë rrugës Kijevë-Zahaq.

    Ai në një konferencë për media ka thënë se procedurat e shpronësimit kanë ndodhur përtej nevojave të projektit.

    Aliu tha se borxhi i shtetit lidhur me shpronësimet është 182 milionë euro.

    Sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit të arritur një vit më parë, Aliu tha se Kosova ka hyrë në obligime për ndërtimin e rrugës së paqes.

    “Në pranverë ka mundësi të mira për fillimin e ndërtimit të autostradës Besi-Merdare”, tha Aliu.

    Për vonesën e ndërtimit dhe procesin e ngadaltë të rrugës Podujevë-Prishtinë, ai tha se edhe ky projekt ishte në vështirësi të realizimit si pasojë e shpronësimeve.

    Ndryshe, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar dje ndaj akuzave të ministrit të Financave Hekuran Murati për keqpërdorime në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë.

    Murati ka paraqitur disa të gjetura që sipas tij flasim për keqpërdorime prej 43 milionë euro, duke thënë se ish-Qeveria Haradinaj falsifikoi vlerën e shpronësimeve për rrugën Kievë-Zahaq.

    Në reagimin e tij, Haradinaj akuzat e ministrit Murati i ka quajtur etiketime të ulëta me qëllim për arsyetuar dështimet e qeverisjes Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark