×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Situatë alarmante me COVID-19 në Mal të Zi

    Insajderi
    03 November 2020 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Podgoricë, Nebojsha Kavariq, deklaroi sonte se situata aktuale epidemiologjike në kryeqytetin e Malit të Zi është jashtëzakonisht serioze dhe dramatike.

    Podgorica, tha ai, ka kohë që ka tejkaluar shifrat që dikur ishin parashikuar si skenari më i keq, por që sistemi funksionon si duhet.

    Kavariq tha për TVCG se kapacitetet e sistemit shëndetësor janë të mbingarkuara, kështu që riorganizimi është duke u zhvilluar dhe ekipet e klinikave dhe qendrave COVID janë duke u forcuar.

    Ndryshe, në 24 orët e fundit, 491 persona të sapo infektuar me koronavirus, 179 të shëruar dhe dy vdekje u regjistruan në Malin e Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

    Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 313, dhe që nga fillimi i vitit- 322.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark