​Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare - Insajderi
×
LifeStyle

​Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare

Insajderi
12 March 2020 - 15:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka shumë përfitime shëndetësore të ushqimeve që janë pjesë e dietës mesdhetare, të tilla si perime, fruta, peshk dhe vaj ulliri.

Ato janë dëshmuar se forcojnë kockat, përmirësojnë shëndetin e trurit dhe zvogëlojnë rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru.

Një studim i kohëve të fundit në Amerikë tregon se zëvendësimi i margarinës, gjalpit ose majonezës me vetëm pesë gramë vaj ulliri shoqërohet me sa shtatë për qind më pak rrezik të sëmundjes së arterieve koronare.

Njerëzit që përdorën më shumë se shtatë gramë vaj ulliri ose gjysmë lugë çaji në ditë kishin një rrezik 15 për qind më të ulët të çdo lloj sëmundjeje kardiovaskulare dhe një rrezik prej 21 për qind më të ulët të sëmundjes së arterieve koronare.

Një studim zbuloi se njerëzit që ndoqën dietën mesdhetare të plotësuar me vaj ulliri ekst ra të virgjër kishin një rrezik 30 për qind më të ulët të sulmit në zemër ose goditje në tru për pesë vjet, transmeton KosovaPress.

Ata gjithashtu treguan një rënie më të ngadaltë të funksionit njohës dhe ishin në gjendje të kontrollonin më mirë peshën e tyre. Kjo është inkurajuese, duke pasur parasysh vajin e ullirit me kalori të lartë, rreth 120 kalori në secilën lugë çaji.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark