×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    ​FMN: Ekonomia globale në moment delikat

    Insajderi
    11 April 2019 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2019, 70 për qind e ekonomisë globale pritet të rritet më pak sesa parashikohej pak muaj më parë.

    Gjatë prezantimit të raportit të ri për Perspektivën e Ekonomisë Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar informoi të martën se projeksioni për vitin aktual është ulur në 3.3 për qind.

    Ndërkaq kursi pozitiv pritet të ringrihet gradualisht vitin e ardhshëm në 3,6 për qind, nëse politikëbërësit kryesorë arrijnë të trajtojnë disa nga faktorët që po shkaktojnë ngadalësimin ekonomik.

    Gopinath: “Ndryshe nga një vit më parë, kur aktiviteti ekonomik po përshpejtohej thuajse në çdo rajon të globit, fuqitë e mëdha duhet të zgjidhin një sërë sfidash, siç janë tensionet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, stresi makroekonomik në Argjentinë dhe Turqi, pështjellimet në sektorin e automobilave në Gjermani, politikat monetare në ekonomitë më të avancuara, por edhe rreziqet që do të pasojnë Brexit.”

    Për të tretën herë radhazi në gjashtë muajt e fundit, FMN ka dhënë projeksione negative për disa nga ekonomitë më të mëdha të eurozonës, Amerikës Latinë, SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë.

    Ndër ekonomitë më të mëdha, Kina dhe India pritet të performojnë më mirë.

    FMN ka ulur parashikimin edhe për rritjen ekonomike në Shqipëri, e cila pas një avancimi me 4,2 për qind në vitin 2018, parashikohet të zbresë në 3,7 për qind në muajt në vijim dhe do të mëkëmbet sërish në 3,9 dhe 4 për qind në dy vitet e ardhshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark