×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    LDK, lëvizja e parë popullore e kombëtare

    Insajderi
    24 November 2024 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruar nga: Prof. Dr. Vezir Januzi

    LDK është Lidhja e parë popullore e kombëtare e formuar me të vetmin qëllim lirinë dhe pavarësin e vendit tonë. Pra, lidhja që kishte kauzën e përbashkët gjithëpërfshirëse në kontestin atdhetar u formua në momentet më të vështira dhe më kritike të vendit. Kjo lidhje e fuqishme gjithëpopullore e kohës e cila më vonë u rritë e u zhvillua si Parti politike e vetmja në vend, punoi dhe udhëheqi vendin për shumë vjet me diplomaci, maturi dhe mençuri duke krijuar aleat në gjithë botën. Ideologjia dhe profili i një intelektuali të kohës, njeriut të urtë siç i shte Kryetari i LDK-së Dr. Ibrahim Rugova bëri që LDK të ju përballoj shumë sfidave dhe furtunave të kohës. Sot LDK është njëra ndër partitë më të mëdha në vend e cila pret fitore bindëse në zgjedhjet nacionale.

    LDK arriti të mbetet fuqiplotë, duke mos u lëkundër asnjëherë dhe duke mos kthyer kokën mbrapa, por duke synuar t’i arrij objektivat dhe synimet e veta deri në ditët e sotme. LDK është prijëse dhe do të vazhdoj me fuqinë e saj politike në rrugëtimin e saj drejtë arritjes dhe zhvillimit të objektivave që i ka parashtruar vetes.

    LDK në përgjithësi, punën dhe angazhimin e saj e ka fokusuar gjithnjë në të mirë të popullit e të vendit. Synimi i saj mbetet gjithnjë në përputhje me vizionin e saj, drejtë plotësimit të nevojave e interesave të popullit dhe të vendit.

    LDK ishte pjesë e të gjitha proceseve prej fillimit e deri më sot të shtet-ndërtimit të vendit.

    Vendi ec përpara vetëm me LDK…

    Prof. Dr. Vezir Januzi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    03 December 2024
    Op-Ed
    03 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark