×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ismaili nënshkruan zotimet për Gollakun

    Insajderi
    03 October 2021 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nënshkruar zotimet e tij për fshatrat e Gollakut, duke thënë se të gjitha premtimet do t’i realizojë brenda dy viteve.

    Në kuadër të zotimeve nëpër lagje dhe fshatra, Ismaili sot ka qëndruar në fshatin Koliq të Prishtinës, ku edhe premtoi zgjidhjen e problemeve të fshatrave të Gollakut, duke thënë se mund ti zgjidhin brenda dy viteve.

    “Është koha që t’iu përgjigjemi këtyre fshatrave me investime. Zotohem se deri në dhjetor 2024, së bashku do t’i ndreqim këto probleme, rregullim i shtratit të lumit që rrjedhë përgjatë fshatrave Grashticë, Makoc, Siqevë, Sharban, Llukar dhe ndërtimi i shëtitores pranë tij, pastërti të plotë në çdo fshat, zgjerim dhe asfaltim i rrugës nga Bunari i Hajratit që lidhë fshatrat e Gollakut, rregullim i kanalizimit të fshatrave Grashticë, Makofc, Llukar, Siqevë deri në hyrje të Prishtinës, shtim i linjave plotësuese për transport urban falas për të gjitha fshatrat, largim i problemit të qenve endacakë, ndriçim efiçient në çdo fshat”, tha ai.

    Zotim tjetër Ismaili përmendi edhe rregullimin e qendrave kulturore, si dhe hapësira sportive nëpër fshatra.

    “Rregullim i qendrave kulturore, si dhe hapësira sportive nëpër fshatra, shtim dhe trajtim i hapësirave publike në çdo fshat dhe lidhja ndërmjet tyre, rregullim i trotuareve në të gjitha fshatrat, ndërtim i Shtëpisë së Kulturës dhe Bibliotekës në Llukar, shtim i shtigjeve të biçikletave që ndërlidhin fshatrat, rregullim dhe mirëmbajtje të memorialeve të dëshmorëve nëpër zona të ndryshme të Gollakut, ndërtimi i ambulantës në Siqevë, funksionalizim i ambulantës në Koliq, rregullim i stacioneve të autobusëve në të gjitha fshatrat, shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës , shtimi i sigurisë për nxënësit nëpër vendkalime pranë shkollave dhe investime në bujqësi e agroturizëm – rritje të granteve dhe subvencioneve.”, përfundoi ai.

    Kurse një banor i Gollakut tha se kanë shumë probleme.

    “Me këto zotime që i ka propozuar Urani, janë një tregues që vëmendja për Gollakun me Uranin si kryetar nuk do të mungojë. Unë edhe një herë e falënderoj Uranin që po zotohet për t’i realizuar kërkesat dhe nevojat për Gollakun dhe si banor i Gollakut do ta mbajmë për fjale për të gjitha këto zotime”, tha ai.

    Përndryshe, Urani Ismailishtoi se buxheti i Prishtinës është i mjaftueshëm jo vetëm për këto projekte por edhe për projekte tjera

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark