×
  • Lajme
  • Lajme

    ​LVV kërkon nga KQZ të shtyjë për 10 ditë afatin e arritjes së votave nga diaspora

    Insajderi
    02 February 2021 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar këtë institucion për mënyrë e organizimit të votimit jashtë vendit. Ky subjekt politik po kërkon që për 10 ditë të shtyhet afati i arritjes së votave nga diaspora.

    Anëtari Sami Kurteshi kërkoi nga prokuroria që të nisë hetimet për shkeljet që siç tha ai është duke i bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë proces zgjedhor.

    “Meqenëse janë shkelur të gjitha afatet që janë përcaktuar nga vetë KQZ-ja për votimin jashtë vendit ne kërkojmë publikisht dhe zyrtarisht tani që të shtyhet me gjithë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që e ndalon këtë që KQZ-ja të kërkoj dhe të mundësojë lejimin e arritjes së votave pas ditës së zgjedhjeve në Kosovës, sepse vetë KQZ-ja i ka shkelur afatet të cilat i ka përcaktuar vetë dhe nëse sot nuk është mundësuar dhe ne nuk e dimë se a do mundësohet edhe nesër votimi nga jashtë Kosovës do thotë mundësia e arritjes së votova është gati zero, prandaj duhet të shtyhet afati i arritjes së votave nga jashtë vendit për 10 ditë….PZAP-ja duhet t’ua mundësoj qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të bëjnë ankesa përmes e-mailit dhe jo t’i mbyll të gjitha rrugët për shfrytëzimin e mjeteve juridike duke mohuar mundësinë e komunikimit elektronik”, tha Kurteshi.

    Kurteshi deklaroi se ende nuk është përfunduar lista përfundimtare e rregulluar që tregon saktë sesa aplikues jashtë vendit janë konfirmuar e sa janë refuzuar.

    Anëtari i LV-së, thotë se tejkalime të afateve, bëjnë me dije se KQZ ka kaluar në rrafshin e kryerjes së veprave penale.

    Sipas tij KQZ po ua mohon të drejtën mërgatës për të votuar.

    “KQZ askund nuk është e përgatitur dhe ka shkelur këtë afat dhe kjo është një ndër shkeljet më të rënda. Por kjo nuk është edhe shkelja e parë ose e fundit në këtë proces zgjedhor të cilin janë duke e minuar haptazi dhe qartazi partitë e mëdha politike si LDK dhe PDK bashkë me kryesuese e KQZ-së dhe sekretariatin e KQZ-së që nuk ka mundur të ballafaqohet me numrin e madh…Vonesat për publikimin e listave përfundimtare janë evidente ne sot ende nuk e kemi listën përfundimtare të votuesve jashtë vendit, nuk e kemi të gatshme nuk mund ta dimë kush është certifikuar dhe kush jo. Verifikimi me telefon ka mbetur diku rrugës askush nuk e di se sa njerëz janë telefonuar si janë telefonuar…06’48 KQZ ka marr vendime absurd si pasoj e vendimeve absurd janë tejkaluar këto afate dhe me këtë KQZ si person juridik dhe personat fizik brenda KQZ-së kanë plotësuar të gjitha kushtet e kryerjes së veprës penale”, theksoi ai.

    Kurse, anëtari tjetër në KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama tha se këto vonesa dhe pengesa për votuesit jashtë vendit janë të qëllimshme.

    “Kjo pengesë është e qëllimshme edhe pse unë si anëtar i KQZ-së në rolin që kryesor për Këshillin për Operacione Zgjedhore i kam dërguar dje e-mail zonjës Daka dhe të gjithë anëtarëve të tjerë që të ftojnë një mbledhje urgjente sepse jemi në afat sot është dashur të bëhet certifikimi i listës dhe aprovimi dhe publikimi i fletëvotimit dhe gjithë broshurat e kandidatëve. Me këto pengohet edhe rrezikohet i gjithë procesi zgjedhor….Nëse nuk aprovohet dhe dorëzohet për tu shtypur fletëvotimi atëherë ne mundemi me rreziku arritjen e fletëvotimeve në Kosovë për ditën e zgjedhjeve”, tha ai.

    Sot ka filluar afati për votimin nga diaspora, mirëpo ende në ueb-faqe nuk janë publikuar fletëvotimet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark