Projekti i prezantuar sot parashikon krijimin e një piramide të hapur, me dyer xhami që më së shumti do të qëndrojnë hapur, e rrethuar nga një pyll të ngjashëm me atë në qendër të kryeqytetit, ku qytetarët mund të bëjnë piknik.
Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i shkallëve të betonit për të shkuar nga poshtë lart, ku qytetarët mund të shkojnë në majë dhe të shijojnë peizazhin e qytetit.
Piramida do të funksionojë për trajnime, si dhe do të ketë bibliotekë, mjedise ku njerëzit mund të mblidhen, apo salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre.
Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër shumëfunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.
Plani synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa është e arritshme nga të gjitha anët.
Risia e rivitalizimit të qendrës qëndron në faktin se TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t’u jepen veglat dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të krijojnë rrugën e tyre të të mësuarit.
TUMO i ndihmon këta fëmijë të fuqizojnë kreativitetin e tyre dhe i mbyllin ato me aftësitë e shekullit 21 dhe i përgatit ato për punë globale në të ardhmen.
Programet që do të ofrohen nga TUMO janë:
– Animacion
– Zhvillimi i lojërave
– Kinematografia
– Web Design
– Musikë
– Shkrim
– Vizatim
– Dizajn Grafik
– Modelim 3D
– Programim
– Robotics
– Grafika e lëvizjes
– Fotografi
– Media e re