×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Ambasadori Szunyog viziton nesër Janjevën

    Insajderi
    13 June 2021 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomash Szunyog, do të qëndrojë nesër për një vizitë në Janjevë.

    Ai gjatë kësaj vizite do të shoqërohet nga ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Daniella Barishiq.

    Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, një përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, koordinatorja e OKB-së për Zhvillim Ulrika Richardson dhe përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë Maria Suokko do t’i bashkëngjiten kësaj vizite.

    Zyrtarët do të takohen me përfaqësuesit e komuniteteve lokale, ku do të shënojnë projekte të financuara nga BE-ja për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe për të promovuar turizmin, duke përfshirë një projekt 2 milionë euro për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës, si shtesë e fondit 1.4 milion euro të ndarë nga Qeveria, me Zyrën e UNDP-së në Kosovë si partnere në implementim, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së BE-së.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark