Insajderi
Biznes

​Dy projekte të rëndësishme infrastrukturore marrin miratimin nga Trupa Drejtuese Ndërministrore

Insajderi
26 August 2020 - 17:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Dy projekte të rëndësishme infrastrukturore marrin miratimin nga Trupa Drejtuese Ndërministrore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka mbajtur sot një takim me Trupën Drejtuese Ndërministrore për zhvillimin e projekteve të rëndësishme rrugore.

Në këtë takim ishin të parapara konstituimi i trupës drejtuese, aprovimi për inicimin e vazhdimit të punimeve në autostradën Gjilan-Dheu i Bardhë dhe aprovimi i procedurave për sigurimin e fondeve për autostradën Prishtinë-Merdare. Pas diskutimeve që u zhvilluan, në parim të gjithë ishin pro zhvillimit të këtyre projekteve strategjike për vendin.

Ministri Abrashi tha se autostrada Prishtinë-Gjilan, është një projekt në vazhdim i iniciuar nga Qeveria e Kosovës, ku aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në pjesën e parë dhe duhet vazhdojnë edhe në segmentin e mbetur të planifikuar deri në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

“Kjo pjesë e mbetur e autostradës do të sigurojë një lidhje dhe lëvizshmëri më të mirë për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, e posaçërisht të rajonit të Anamoravës dhe Luginës së Preshevës me Prishtinën dhe korridorin X”, tha ai.

Ndërsa projekti i vazhdimit të autostradës Prishtinë-Merdare, përfshin segmentin e fundit. Ministri Abrashi tha se kjo rrugë përshkon Kosovën nga Vërmica në Merdare, me një gjatësi totale prej 128 kilometra dhe siguron qasjen e Kosovës në rrjetet rrugore Evropiane, duke përmirësuar lidhjet me vendet e tjera të Ballkanit.

Pjesë e kësaj trupe janë Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Ministria e Financave, ajo e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Infrastrukturës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark