×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Franca mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    08 June 2020 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Avdullah Hoti pati sot një bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderoi për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.

    Me këtë rast, Bonee, duke e përgëzuar kryeministrin Hoti për detyrën e re, tha se Franca i mbështet përpjekjet e Qeverisës së Kosovës për reformat demokratike, luftimin e korrupsionit dhe pasojave të pandemisë COVID- 19.

    Duke i potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme që ekzistojnë në mes dy vendeve tona, Emmanuel Bonne tha se Franca e mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark