×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj: Bashkim me Shqipërinë pa lëvizur kufijtë e jashtëm

    Insajderi
    02 February 2021 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar votën e qytetarëve të Kamenicës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Haradinaj duke përsëritur synimin e tij për postin e presidentit, ka thënë se do të punojë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkim Evropian, NATO dhe OKB, e sipas tij nëse kjo nuk ndodh, atëherë Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë por pa prekur kufijtë e tjerë që kanë të dy vendet.

    Haradinaj: Bashkim me Shqipërinë pa lëvizur kufijtë e jashtëm

    “Ne nuk na kanë thënë se nuk mundeni me u bë shtet taman, me mbetri në OKB në NATO por po na mbajnë kështu, ngadalë po duan me na mësu me këtë gjendje, ne me u pajtu që kështu jemi nuk ka ndryshe. Serbia e ka përdorur këtë politikën e mençur nga ana e tyre duke e bllokuar Kosovën dhe deri tani u ka funksionuar, tani mendoj që ka me pasur vështirësi Serbia në politikën e vet sepse Kosova e ka edhe një opsion, nuk është e mbështetur për muri nëse nuk na jep Serbia njohjen mbesim si Palestina apo konflikt i ngrirë. Jo, nëse Serbia arrin me na mbajtë të bllokuar edhe më gjatë, atëherë ne do të jemi të detyruar me u bashku me Shqipërinë në union, që i bije Shqipëria e ruan shtetësinë, ne ruajmë shtetësinë, por vetëm krijojmë institucione të përbashkëta dhe kësisoj jemi edhe anëtar i OKB dhe NATO-s, si dhe shkojmë drejte BE-së, kuptohet pa lëvizur kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë, pra dy shtete të bashkuara me kufijtë e jashtëm si i kanë”, ka thënë Haradinaj.

    Në takim me qytetarët në Kamenicë, Haradinaj tha se Aleanca do të angazhohet në Qeveri me synim rimëkëmbjen ekonomike ose goditjes nga pandemia, duke theksuar që kanë program konkret për dalje nga kriza.

    Ai ka thënë se i ka të qarta detyrat që e presin në të ardhmen nëse zgjedhet president i Kosovës.

    Haradinaj: E kam një punë jo të lehtë, me i bashku liderët e Kosovës

    “Do të përballemi me Serbinë në lartësinë e asaj që na obligohet, nuk dëshirojmë me u ngucë pa nevojë, nuk dëshirojmë çfarëdo situate incidentale apo çfarëdo, por do të jemi në nivel të detyrës, nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e shtetësisë sonë, ndërhyrjen përzierjen në punë te brendshme të Kosovës, Kosova është Kosovë si në jug si në veri të vetin, dhe një detyrë jo fort të lehte, me i bashku liderët e Kosovës sepse menjëherë pas zgjedhjeve ne duhet me u ulë qoftë me i kriju dy të tretat qoftë pastaj për me u përballë me Serbinë me synimet qe i kemi, por do të punoj me kujdes qe me i afru të gjithë edhe pse kemi dallime, do të punoj me kujdes që menjëherë pas zgjedhjeve me u ule shumica jonë”, ka thënë ai.

    E nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi ka thënë se investimet në Dardana kanë ndodhur në kohën kur Haradinaj ka qeverisur në nivel qendror, meqë të tjerët e kanë injoruar.

    Isufi: Ka ardhur momenti të shkojmë drejtë fitores

    “Krejt investimet që kanë ndodhur në këtë komunë së pari janë meritë e zotit Faton Jakupi sepse kërkesat e tij të adresuara në nivelin qendror të qeverisjes Haradinaj kanë gjet përkrahje. Kurrë Dardana më shumë zhvillim nuk ka pasur në asnjë qeveri tjetër sepse është injoruar. Por nëse doni t’i japim edhe më shumë zhvillim mobilizohuni t’i përkrahni kandidatët tuaj, dhe Ramush Haradinajn për president… Ka ardhur momenti t’i japim përkrahje, të jemi bashkë dhe të shkojmë drejtë fitores”, ka thënë Isufi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark