×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti në Gjakovë: Veprimtarinë zejtare do ta mbrojmë dhe do ta bëjmë pjesë të trashëgimisë kulturore

    Insajderi
    28 January 2021 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti vizitoi disa nga zejtarët e qytetit të Gjakovës.

    Me këtë rast ai tha se veprimtarinë zejtare do ta mbrojnë dhe do ta bëjnë pjesë të trashëgimisë kulturore

    “Zejtaria pasqyron kulturën tonë tradicionale të punës. Veprimtarinë zejtare do ta mbrojmë dhe do ta bëjmë pjesë të trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga shteti.

    Përgëzime të veçanta për këta zejtarë që me shumë sfida po i mbajnë gjallë këto veprimtari që janë të rëndësishme për kulturën tonë”, tha Hoti.

    Ai theksoi se, zejtarinë e ushtrojnë vetëm njerëzit që punojnë me përkushtim dhe dashuri.

    “Është kënaqësi e veçantë që në Gjakovë vazhdojnë të kultivohen profesione të ndryshme të zejtarisë”, tha ndër të tjerash kryeministri Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark