Insajderi
Lajme

​Kapet një kamion me pije alkoolike dhe sheqer

Insajderi
11 September 2021 - 16:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Kapet një kamion me pije alkoolike dhe sheqer
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësit e doganës parandaluar hyrjen e një kamioni i cili transportonte mallra të kontrabanduara.

Dogana njofton se sot paradite në afërsi të Zveçanit, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndalur për kontroll një kamion të tonazhit të ultë, pas dyshimeve se mund të ketë mallra kontrabandë. Fillimisht drejtuesi i kamionit ka tentuar të largohet por intervenimi i suksesshëm oficerëve ka rezultuar me ndalimin e këtij mjeti transportues.

Me rastin e kontrollit janë gjetur mallra akcizore, përkatësisht birra dhe sheqer në sasi si vijon:

  1. Birra të ndryshme mbi 1500 litra
  2. Sheqer – 1 ton

Mallrat dhe mjeti transportues janë konfiskuar, derisa rasti ka vazhduar për kundërvajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark