Insajderi
Biznes

​Klubi i Prodhuesve të Kosovës proteston ashpër ndaj bllokimit të produkteve vendore nga Serbia

Insajderi
22 April 2020 - 17:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës proteston ashpër kundër veprimit të autoriteteve serbe të cilat kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se një veprim i tillë është i papranueshëm për Klubin e Prodhuesve, dhe tregon edhe një mungesën e vullnetit nga ana e autoriteteve serbe që të ju kthehen normalitetit dhe tregtisë sipas marrëveshjeve. Gjithashtu, një veprim i tillë është ende më i papranueshëm në kur kemi parasysh pandeminë në të cilën po kalojmë. Ky veprim vetëm tregon sjellje jo të dinjitetshme nga ana serbe, ku ka një pajtueshmëri që këto ditë të mos ketë pengesa në qarkullimin e mallrave, në bazë të praktikave të miratuar nga CEFTA për korridorin e gjelbër.

Edhe një herë ne shprehim reagimin tonë kundër çdo pengese apo barriere që ju bëhet produkteve Kosovare, dhe besojmë në tregtinë e lirë, por po ashtu besojmë duhet të respektohen parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet e ndryshme tregtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark