×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kur do të fillojnë fluturimet nga aeroporti “Adem Jashari”? – Flasin zyrtarët e tij

    Insajderi
    09 June 2020 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lejohen fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërkohë që janë mbi 700 mijë udhëtarë që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë me koronavirus.

    Zëdhënësja e këtij aeroporti Valentina Gara, tha se beson që shumë shpejt do të lejohen fluturimet nga ana e qeverisë.

    “Me lejimin e fluturimeve në arritje do të jemi plotësisht operativ, besoj që shumë shpejt do të hapet aeroporti”, tha Gara në një konferencë për media.

    Ajo bëri të ditur se gjatë kësaj kohe janë mbi 700 mijë udhëtarë që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë, ndërkohë që ka interesim nga kompanitë për rinisjen e fluturimeve, të cilat janë ndërprerë për shkak të COVID-19.

    “Deri më tani 700 mijë udhëtarëve u është pamundësuar që të kryejnë udhëtimet e tyre. Për shkak të vendimit për të ndërprerë qarkullimin, kemi pasur pak fluturime. Tash presim qeveria të merr vendim për lejimin e tyre. Ka shumë kompani që kanë shprehur gatishmërinë për të operuar”, tha Gara.

    Ajo ka folur edhe për masat që ka ndërmarrë aeroporti kundër përhapjes së COVID-19.

    “Do të matet temperatura për të gjithë udhëtarët. Do të mbahet distanca sociale, ku ne kemi vendosur shenjat. Udhëtarët nuk do të lejohen pa maska në terminal. Bagazhet e tyre do të dezinfektohen. Jemi në pritje të një drite të gjelbër për fillimin e operimit”, tha Gara.

    Në këtë konferencë për media po ashtu u bë e ditur se gjatë periudhës me pandemi nuk ka pasur largim të punëtorëve nga puna dhe se të njëjtit dje kanë marrë pagat e plota.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark