×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Meta për reciprocitetin për targa: Të kapërcehen tensionet, palët t’iu përmbahen detyrimeve

    Insajderi
    22 September 2021 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat për automjetet.

    Ai ka thënë se ruajtja e sovraniteti shtetëror dhe integritetit territorial të Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.

    Ai nëpërmjet shkrimit të tij në “facebook” ka thënë se palët duhet të kapërcejnë tensionet dhe të vijojnë dialogun.

    “Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë. Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, ka shkruar Meta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark