Sulmuesi Gerrard Morena nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë, e Morata nga topi i kthyer nga shtylla, nuk arriti të shënoj në portën e zbrazët, në ndeshjen kundër Polonisë që përfundoi 1:1.
Sulmuesi i Spanjës Alvaro Morata ka thënë që ka pranuar kërcënime me vdekje dhe ofendime, ku ka treguar që ka edhe individ që i kanë thënë se dëshirojnë që fëmijët e tij të vdesin, pasi që e humbi një rast të 100% kundër Polonisë në Euro 2020.
Sulmuesi spanjoll, i cili i është bashkuar përsëri Juventusit në formë huazimi nga Atletico Madridi, ka treguar që pas ndeshjes kundër Polonisë nuk ka mundur të flejë për shkak të kërcënimeve, sidoqoftë, thotë që do të bëjë të pamundurën që ta ndihmojë Spanjën drejt triumfit në Kampionatin Evropian.
“Nuk kam fjetur për nëntë orë pas ndeshjes kundër Polonisë. Kam pranuar shumë kërcënime, ofendime drejt familjes sime, që shpresojnë që fëmijët e mi të vdesin. Jam mirë, ndoshta disa vite më parë do të isha i brengosur. Kam kaluar disa javë i izoluar nga çdo gjë”, tha Morata për radion “CadenaCope”.
“E kuptoj që kam pranuar kritika sepse nuk e kam shënuar një gol, por do të dëshiroja që njerëzit të vendosin vetën në një pozitë ku pranojnë kërcënime për vdekje, kur dikush të dëshiron vdekjen e fëmijëve të tu. Çfarë më pengon është që gruaja ime dhe fëmijët e mi i shohin këto gjëra”, shtoi ai.
Morata, i cili e shënoi golin e parë për Spanjën kundër Polonisë, para se goditja me kokë e Robert Lewandowskit të barazonte rezultatin në 1:1, tregoi që ka pranuar kritikat dhe presionin për paraqitjet e tij, por jo edhe kërcënimet të cilat ishin tejet të tepruara.