×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​MPB e Kroacisë: Gjashtë të vdekur dhe të paktën gjashtë të plagosur rëndë

    Insajderi
    29 December 2020 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Brendshme e Kroacisë konfirmoi sonte se në tërmetin e sotëm shkatërrues me fuqi 6,2 ballë me epiqendër afër Petrinjes, gjashtë persona humbën jetën, të paktën gjashtë të tjerë u plagosën rëndë, dhe kërkimi në rrënoja është ende duke vazhduar.

    “Megjithëse kërkimi për rrënojat është duke vazhduar, ne jemi të trishtuar të raportojmë informacion në lidhje me viktimat: një vajzë në Petrinja dhe pesë burra në Majske Polane,” njoftoi Ministria e Brendshme kroate në Twitter.

    Përveç kësaj, të paktën gjashtë persona u plagosën rëndë dhe 20 të tjerë kaluan me lëndime të lehta trupore.

    “Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

    Tërmeti shkatërrues, i cili u ndie sot në të gjithë Kroacinë në orën 12.19, dyshohet të ketë shkaktuar dëme të mëdha materiale, njofton Instituti Sizmologjik i Kroacisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark