Insajderi
Lajme

​Një qytetare nga Ferizaj dorëzon portofolin e gjetur

Insajderi
09 October 2021 - 17:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Një qytetare nga Ferizaj dorëzon portofolin e gjetur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

53 vjeçarja nga Ferizaj, Hyrisha Thaqi, në rrugën “Gjon Serreqi “, në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Sipas policisë, portofoli i përkiste Gent Shabanit i moshës 25 vjeçar, student nga Ferizaj.

“Ajo menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Gent Shabanit i kthehen paratë 91.52 euro, 5 franga dhe dokumentet e tij. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren Hyrisha Thaqin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark