Insajderi
Lajme

​Pacientit ia heqin më shumë se 20 gurë në veshkë në QKUK

Insajderi
09 September 2021 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Pacientit ia heqin më shumë se 20 gurë në veshkë në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.

“Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark