Insajderi
Biznes

​Për tri javë në SHBA 17 milionë njerëz mbeten pa punë

Insajderi
10 April 2020 - 08:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo është pothuajse identike me një javë më parë, kur 6.9 milionë njerëz ishin të papunë, megjithëse u raportua për herë të parë se 6.6 milionë njerëz ishin të papunë. Por shifrat u korrigjuan më vonë, dhe u raportua se rreth shtatë milionë ishin pa punë dy javë më parë.

Ekspertët thonë se ka edhe shumë pushime nga puna, pasi shumë njerëz në SHBA punojnë me kohë të pjesshme ose edhe në të zezë, dhe nuk kanë të drejtë në përfitime të papunësisë, i cili është i vetmi burim përkatës për numrin e pushimeve nga puna.

Kriza goditi Amerikën në një kohë kur papunësia ra nën katër për qind për herë të parë në 50 vjet. Në javën e kaluar përpara se ekonomia amerikane të mbyllej, 216.000 njerëz aplikuan për përfitime papunësie. Javën pasardhëse pati 3.3 milionë më shumë të papunë dhe më pas pothuajse shtatë milionë çdo javë, transmeton KosovaPress.

Me fillimin e krizës, papunësia ishte në një rekord të ulët, 3.5 për qind, dhe tani ka arritur në dhjetë për qind. Ekspertët thonë se niveli real është aq i lartë sa 14 për qind, dhe dihet tashmë se kriza e koronavirusit ka fshirë të gjithë rritjen ekonomike të ekonomisë amerikane në dhjetë vjetët e fundit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark