×
  • Sport
  • Euro 2020

    ​Uellsi-Danimarka, formacionet e mundshme

    Insajderi
    26 June 2021 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot vazhdon Kampionati Evropian Euro 2020 me fazën e eliminatoreve, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Uellsit e Danimarkës.

    Uellsi dhe Danimarka përfunduan në pozitën e dytë në fazën e grupeve, respektivisht Uellsi në Grupin A, kurse Danimarka në Grupin B, pas Belgjikës.

    Në Euro 2020, forma e Uellsit është paksa më e mirë se ajo e Danimarkës, ku brenda tri ndeshjeve “Dragonjtë” kanë regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje, krahas danezëve që kanë një fitore dhe dy humbje.

    Të dy këto kombëtare mes vete janë përballur nëntë herë. Danimarka ka regjistruar pesë fitore, kurse Uellsi katër sosh.

    Trajnerët e dy kombëtareve do të kenë mungesa në skuadër, ku tek Uellsi nuk do të paraqitet mbrojtësi Ethan Ampadu, për shkak të kartonit të kuq, kurse tek Danimarka do të mungoj mesfushori Christian Eriksen për shkak të problemeve me zemër.

    Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

    Uellsi (4-5-1): Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; James, Ramsey, Allen, Morrell, Bale; Moore

    Denmark (3-4-2-1): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithwaite, Damsgaard;Poulsen

    Faza eliminatore

    18:00 Uellsi – Danimarka (Stadiumi Johan Cruijff Arena-Amsterdam)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark