Ish-ylli i Lazios dhe Interit, trajneri aktual i Bologna, i cili ka pothuajse dy vite që po lufton me një sëmundje shumë të rëndë, në librin e tij autobiografik ka rrëfyer shumë situata dhe episode të padëgjuara ndonjëherë.
Një nga episodet më të bukura dhe më të veçanta është kujtimi që ai ka me nja nga mbrojtësit më të mirë të periudhës së viteve 1990, Fernando Couto.
Couto dhe Mihajlovic kanë qenë shok skuadre te Lazio, ku së bashku me shumë yje të tjerë të futbollit evropian arritën të ngrinin në peshë ekipin kryeqytetas duke fituar disa trofe të rëndësishëm.
Sinisa Mihajlovic ka shkruar në librin e tij episode ku protagonisti kryesor ka qenë Vouto.
“Një ditë, Fernando Couto dhe Diego Simeone u përleshën gjatë stërvitjes dhe më pas në dhomën e zhveshjes njëri mori gërshërën dhe tjetri thikën dhe nëse nuk do t’i kishim ndarë, do të kishin vrarë njëri tjetrin.
Një ditë tjetër u zunë Conceciao dhe couto që ishin madje edhe bashkëkombas. Kur humbiste logjikën, Fernando nuk përmbahej. Ai transformohej në një vrasës me taka futbolli. Gjatë ndeshjeve, unë dhe Couto provokonim kundërshtarët. E nisnim që në tunel dhe në fushë ndanim detyrat.
Përplaseshim me sulmuesit kundërshtarë dhe i ofendonim duke u thënë: Ej, pse më godet, copë m… dhe ata zakonisht kërkonin falje pa bërë asgjë, por ne vazhdonim dhe gjërat përkeqësoheshin. Ne nuk konkurronim për çmimin “fair play”. Na urrenin dhe ishim antipatikë, por ne dëshironim të fitonim dhe kjo ishte pjesë e lojës. Në një skuadër nevojiten edhe njerëz të tillë”, ka shkruar Mihajlovic.