×
  • Lajme
  • Lajme

    1.3 milion euro kontrata, 300 mijë euro çmimi i tregut- deputeti e denoncon për hajni Agim Ademin e Hajrulla Çekun

    Insajderi
    01 April 2024 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    1.3 milion euro kontrata, 300 mijë euro çmimi i tregut- deputeti e denoncon për hajni Agim Ademin e Hajrulla Çekun.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka ngritur dyshime për kontratën një-burimore të arritur për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

    Haxhiu me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se kontrata një-burimore për fushën me bari sintetik hibrid kushton 1.3 milion euro. Teksa sipas tij në çmimet e tregut s’kushton më shumë sesa 270-300 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ministri duhet te tregoj për kontratën një burimore për fushën me bari sintetik hibrid në vlerë 1.3 milion qe në çmimet e tregut nuk kushton me shumë se 270-300 mijë euro. Unë e kam ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore?”, ka deklaruar ai.

    “Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove”.

    “Degradim i sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve – kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit”.

    Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të rinovohet pak para ndeshjeve të shtatorit të Kombëtares së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për gjendjen e tmerrshme të stadiumit përgjatë ndeshjeve të kualifikimit për “Euro 2024”. Raporimet e Insajderit mund t’i gjeni më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark