×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    1.7 hektarë tokë: Parcela e KEK-ut në qendër të Prishtinës të cilën nuk po mund ta kthejë në posedim

    Insajderi
    12 July 2023 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë vetëm 5.33 ari tokë që Koorporata Energjetike e Kosovës ka arritur t’i rikthejë në pronësi nëpërmjet proceseve gjyqësore nga 1.7 hektarët që i takojnë në qendër të Prishtinës.

    Të paktën, kështu thuhet në Zyrën Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare të KEK-ut për vitin 2022, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas ZKA-së, kjo parcelë llogaritet tokë ndërtimore. Siç vijon raporti, në mars të vitit 2023 kompania ka arritur ta rikthejë në pronësi një lokal 140 metra katrorë.

    “Sipas certifikatës së pronësise, kompania ka në pronësi 1.7 hektar toke ndërtimore në qendër të Prishtinës. Prej tyre, vetëm 5.33 ari tokë jane të registruar ne regjistrin e pasurise ndersa pjesa tjetër nuk éshtê e regjistruar për shkak se sipas zyrtarëve, kompania nuk ka kontroll mbi kete pjese te pasurisë. Tutje ne kemi identifikuar se kompania nder vite ishte ne procese gjygësore për nje lokal me sipërfaqe 140m2 brenda kesaj parcele ku ne mars te vitit 2023 kishte fituar rastin ndersa per pjesën tjeter te prones kompania nuk kishte ndermarr veprime ligjore per kthimin e kontrollit mbi pronën”, thuhet në raport.

    Sipas ZKA-së, KEK-u nuk arriti të regjistrojë prona të tjera dhe t’i largonte nga regjistrat pronat që s’i ka më në pronësi.

    “Kompania nuk kishte regjistruar pronat në emër të saj prej 1.17 hektar në Prishtinë dhe 116.88 hektar tokë rurale dhe pyjore në Drenas, ndërsa nuk kishte larguar nga regjistri pronat që më nuk i ka në pronësi, hekurudhat në vlerë neto prej 340 mijë euro dhe 1.12 hektar në Milloshevë”, vijon raporti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark