×
  • Lajme
  • Insajderi

    “1.8 milionë euro të transferuara në Zvicër” – Kush janë Ejupët që po akuzohen nga Prokuroria për shpëlarje parash të fituara nga bixhozi

    Insajderi
    09 October 2022 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vitin 2020, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 29 personave, në mesin e tyre edhe ndaj Nexhat Ejupit, Nehat Ejupi e Hasan Ejupit nga Shtimja, shkruan Insajderi.

    Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi dhe Hasan Ejupi  nga Shtimja akuzohen se si pronarë të lokalit “Lumi Sport” në Prishtinë se bashkëkryerje kanë organizuar lojëra të fatit  në mënyrë të paligjshme deri në vitin 2016. Aty përdoreshin automate të pa licencuara.

    Përveç disa pikave në Prishtinë, Ejupët posedonin lokale edhe në Lipjan, Ferizaj, Klinë, Gjilan e Mitrovicë.

    Hetuesit kanë gjetur se Ejupët diku kanë nuk kishin as leje për baste as leje nga komuna, e në disa pika kishin leje për baste, por jo për lojëra të fatit, por megjithatë ata e bënin këtë biznes gjithsesi.

    Dosja e Prokurorisë zbulon se hetimi i tyre ka gjetur se këta tre të akuzuar përmes xhirollogarisë së biznesit kanë bërë transaksione në Zvicër në shumën mbi 1.8 milionë euro.

    Transaksionet e tyre shkojnë prej Kosovës në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, nëpër vende evropiane si Angli e Holandë, pastaj në Maltë e deri në vende afrikane si Gana. Transaksionet here kryheshin me xhirollogari e herë kryheshin me Western Union.

    Prokuroria pretendon se këta persona dyshohen për shpërlarje parash pasi që në transaksionet e tyre qëllimisht kanë tentuar të hutojnë institucionet mbikëqyrëse duke bërë shumë transaksione si huazim e kthim huazimi, pastaj pazar i ditës e pagesa faturash.

    E kanë fshehur burimin e parave të dyshimta, duke i përzier ato me paratë e fituara në mënyrë të ligjshme, pretendon Prokuroria.

    Bashkë me ta janë akuzuar edhe njerëz të ndërlidhur me ta, kryesisht menaxherë në biznesin “Lumi Sport” si Besim Bllaca, Trimor Dushakja, Driton Shabanit, Burim Sadiku, Arber Hoti dhe Agron Limani.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Dosja e bixhozit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark