×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 476 serbë i konvertuan targat nga ato ilegale në RKS

    Insajderi
    14 November 2023 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i serbëve të Kosovës që i kanë ndërruar targat nga ato ilegale në RKS ka shkuar në 1 mijë e 467.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se kjo shifër ka qenë deri dje.

    Ditëve të fundit është vërejtur interesim i madh i qytetarëve të komunitetit serb për t’i ndërruar targat e veturave nga ato ilegale në ato legale RKS.

    Kujtojmë se më 30 tetor, qeveria ka vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e veturave, ku kësaj shtyrje i ka paraprirë kërkesa e drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar MPB-së.

    Sipas vendimit të qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe si “KM”, “PR”, “PZ” e të tjera do të jetë deri më 1 dhjetor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark