×
  • Biznes
  • Biznes

    1 Qershori Dita e fëmijeve dhe Dita e Qumështit

    Insajderi
    31 May 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    1 Qërshori njihet si Dita e fëmijëve. Kjo ditë (festë e fëmijeve) u vendos me 1 Qershor 1925 në Konferencën Botërore të Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë. Por, kjo ditë, 1 Qershori ndërkombëtarisht është edhe Dita Botërore e Qumështit, e shënuar për herë të parë në vitin 2001 nga Kombet e Bashkuara.

    Kur është fjala të Qumështi, ky produktet është artikulli me më shumë vlera për shëndetin e njeriut, e sidomos për rritjen dhe zhvillimin normal tek fëmijet. Po ashtu ky produkt është mjaft delikat dhe kërkon kujdes të posaqëm që nga fillimi, e deri të shërbimi në truezat tona.

    Çfarë duhet të kemi parasysh para se me zgjidhur për konsum qumështin?

    Janë disa faktorë që duhet të merrni parasysh përpara se të zgjidhni produktet e qumështit:

    Si është i përpunuar ai qumësht?

    Procedura që nga mjelja, grumbullimi dhe ruajtja e qumështit, mbart në vete rrezik të ndotjes nga njeriu ose mjedisi. Pra, në përzgjedhjen qumështit ka shumë rëndësi përpunimi i tij.

    Sa është i sigurt qumështi i zier?

    Produkti i qumështit trajtohët në mënyrë industriale në një temperaturë shumë të lartë dhe atë për një periudhë shumë të shkurtër kohe, duke siguruar që bakteret të vriten, e duke ruajtur të gjitha lëndët ushqyese dhe përfitimet falë trajtimit të tij.

    Andaj kur  të zgjidhni një produkt qumështi është mirë të dihet se si është trajtuar dhe a është i shëndetshëm.

    Paketimi

    Mënyra se si janë përpunuar produkti i qumështit, nuk është i vetmi faktor i rëndësishëm për të garantuar cilësinë e tij. Mënyra se si është paketuar dhe ruajtur, është po aq e rëndësishme sa edhe vetë procesi që nga fillimi. Për të qenë të vëmendshëm në lidhje me paketimin që zgjidhni, paketimi i kartonit është një mundësi e sigurt dhe e përshtatshme për perdorim.

    Ruajtësit (kujdestarët) e qumështit

    Produktet e qumështit në kuti kartoni mund të kenë jetëgjatësi deri në disa mua, sepse ato përpunohen me trajtimin UHT. Kjo siguron që qumështi brenda të bëhet i sigurt përmes përpunimit të kësaj teknologjie.

    Për sa kohë që paketimi (ambaliazhi) nuk është hapur, qumështi qëndron i sigurt deri në gjashtë muaj, sepse paketimi nuk e lejon atë të bashkëveprojë me ndonjë element të jashtëm që mund të shkaktojë prishje. Sapo të hapet, mos harroni ta vendosni në frigorifer!

    Qumështorja Drena i kushton rendësi të madhe kualiteti dhe sigurisë se produkteve të saj dhe kjo arrihet falë bashkëpunimit me fermerë, partner të saj, teknologjisë se avansuar të prodhimit, kontrollave, distribuimit dhe rrjeteve të saja të shpërndarjes.

    Ruajtja dhe kujdesi i shëndetit të konsumatorëve është prioritet i parë i Qumështores Drena.

    #qumështorjadrena #dritënëçdoshtëpi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark