×
Show

10 gjëra të zakonshme, për të cilat besohej se janë shpikur nga Djalli

Insajderi
12 July 2016 - 11:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Djalli është akuzuar për krijimin e shumë gjërave, duke përfshirë edhe muzikën rock & roll, Herri Poterin, Dungeons & Dragons, dhe shumë elementë të tjerë të industrisë së argëtimit. Por ju mund të befasoheni kur të mësoni, se disa gjërat më të zakonshme përreth jush janë akuzuar rëndë si vepra djallëzore të Satanait.

pirunjet

10. Pirunjtë

Edhe pse grekët e lashtë e përdornin një vegël si piruni kur konsumonin mishin, vetëm në shekullin VII të Erës Sonë ai u shfaq në Lindjen e Mesme si një vegël me të cilën hahej. Kur Dozhi i Venecias u martua me një princeshë bizantine në shekullin e XI-të, përdorimi prej saj i një piruni të artë për të ngrënë u prit me dyshim dhe frikë nga popullsia italiane.

Libri “Dëshira për tu ushqyer” thoshte: “Ushqimi është një dhuratë nga Perëndia, dhe përdorimi i një mjeti artificial për ta përcjellë atë në gojë, nënkuptonte se kjo dhuratë qiellore qe e papërshtatshme për t’u prekur nga dora e njeriut”.

instrumentet

9. Instrumentet muzikore

Ekziston një besim të përbashkët në kuadër të traditës islame, sipas së cilës instrumentet muzikore janë shpikur nga Satanai, pasi ai ishte xheloz për zërin e Da’udit apo Davidit në Bibël, kur ky këndonte. Brenda të njëjtës traditë, është theksuar se Tubali, një pasardhës i Kainit, shpiku lahutën, dajren dhe flautin. Një traditë siriane thotë se instrumentet janë shpikur nga të bijat e Kainit, për të festuar vdekjen e Abelit.

Ndërsa muslimanët e tjerë pohojnë se nuk ka ndalim të plotë të muzikës në Kur’an, dhe se kjo mund të bëhet për lavdinë e Perëndisë, interpretimet ultrakonservatore e cilësojnë të gjithë muzikën haram. Në disa shkolla të Islamit, muzika besohet të shkakton ulçerat, diabetin, dhe çmendurinë ndërsa vonon përparim frymor dhe etik.

Capitalism or Socialism concept
8. Socializmi

Ndërsa ekziston një traditë të nderuar e kristian socializmit, dhe disa e shohin ideologjinë e majtë si një reflektim të mësimeve të Jezusit, disa të krishterë të krahut të djathtë besojnë se socializmi i ka rrënjët tek makinacionet e Satanait. Sipas faqen së internetit të ekstremit të djathtë ‘Kanada Free Press’, themelet e socializmit qëndrojnë tek herezias e Joakimit nga Flora, që pretendonte se historia ishte e ndarë në epokat e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.

Ashtu si Joakimi që besonte se kisha duhet të reformohet për të krijuar një utopi shpirtërore, edhe Marksi besonte se shteti do të shpërbëhet për t’i hapur rrugë utopisë. Socializmi si vepër e Djallit, nxjerr në pah refuzimin e Perëndisë tek shkrimet e anarkistëve si Bakunin dhe Proudoni, si dhe tek poezia anti-Perëndi e Karl Marksit kur qe në moshë të re.

duhani

7. Duhani

Spanjollët u alarmuan dhe çoroditën në fillim nga duhani. Kolombit i bëri shumë përshtypje kur iu dha si dhuratë nga ana e vendasve, dhe më vonë ankohej se disa prej njerëzve të tij, “nuk ishte në gjendje t’i përmbante nga kënaqja e vesit të ri”. Spanjollët e parë që në fakt i panë vendasit të pinin duhan  ishte përkthyesi Luis de Torres dhe detari Rodrigo de Jerez, i cili shpejt filloi ta pijë vetë atë.

Në vitin 1498, Jerez mori 6 arka duhan para se të kthehej në Barcelonë, por zakoni i tij i tymosjes së kësaj bime alarmoi spanjollët, të cilët dyshuan se kjo ishte një vepër e Djallit. Jerez u arrestua më pas nga ana e inkuizicionit dhe kaloi disa vite në buerg.

Telefoni

6. Telefoni

Shkrimtari Ambros Birs e përcaktoi në një rast telefonit si “një shpikje të djallit ,e cila shfuqizon disa nga avantazhet që e bëjnë një person të vrenjtur të ruajë distancën e tij”. Ai po shprehej në mënyrë satirike, por kur u shpik telefoni, pati shumë që e panë me dyshim dhe folën për një origjinë djallëzore.

Kur telefoni u prezantua për herë të parë në Suedi, shumë banorë ruralë kishin frikë se ishte magjike dhe se telat e telefonit do të ndillnin rrufetë ose frymërat e liga. Predikuesit nëpër kisha e konsideruan telefonin si një instrument të djallit, dhe telat shpesh këputeshin apo vidheshin nga farmerët e nevrikosur.

zaret

5. Zaret

Nuk është ndoshta shumë e habitshme, pse bixhozi është kritikuar si një mëkat kaq i madh në mesjetë. Ai është parë si inkurajues i blasfemisë dhe idhujtarisë, dhe për disa bixhozxhinj u tha se kishin zëvendësuar Zotin me Decius, perëndisë e zareve, në lutjet e tyre. Sipas shkrimtares Bernadet Paton, Fretërit Sienezë besonin se luatja me zare ishte një formë adhurimi satanike, dhe se bixhozxhinjtë do të “binden vullnetit të zareve mbi atë të Perëndisë”.

xhuxhat

4. Smurf (xhuxhat blu)

Gjatë viteve 1980, u përhapën zëra në mesin e Dëshmitarëve të Jehovait se Smurfs ose xhuxhat blu të një seriali të animuar belg ishin satanike. Në vitin 2008, një person që pretendonte të ishte një ish-dëshmitar i Jehovait postoi në Yahoo reagimet për dëgjimin e zërave se xhuxhat blu që sipas përrallës jetonin në pyje nën strehën e kërpudhave, flisnin fjalë të pista dhe kafshonin fëmijët.

kryqi

3. Kryqi

Pasuesit e Kishës së Perëndisë së Madhe besojnë se simboli i kryqit nuk është aspak i krishterë, por më tepër një mashtrim i Djallit, që rrjedh nga traditat e vjetra pagane. Simboli për zotin babilonas të natyrës Tamuzin thuhet të jetë gërma babilonase “T”, e cila i ngjante një kryqi. Ata pretendojnë se kryqi nuk qe përdorur publikisht për të simbolizuar krishterimin deri në kohën e perandorit Kostandin, duke lënë të kuptohet se vizioni që ai gjoja pa në fushën e betejës erdhi nga djalli dhe jo Perëndia.

futbolli

2. Futbolli

Sipas ungjillores nigeriane Evang Fumilayo Adebayo, loja e njohur ndryshe si “futboll” është shpikur si një formë e idhujtarisë nga vetë Djalli. Pasi njerëzimi kërkoi të mbërrijë Parajsën duke ndërtuar Kullën e Babelit, Perëndia ngatërroi gjuhët e tyre dhe i shpërndau nëpërmjet erërave, ose të paktën kështu thonë shkrimet e shenjta. Futbolli është një lojë që bashkon klasa, kombe dhe fe, me njerëzit që adhurojnë lojtarët dhe ekipet e tyre të preferuara.

Futbolli argumenton ajo, është pjesë e një axhende për të krijuar një qeveri botërore dhe ngritjen e Antikrishtit. Ajo pretendon se ka një frymë ose Zot të futbollit, për të cilin ekziston një tempull në Brazil, dhe se në këtë frymë është Satani. Shpirti thuhet se sjell prosperitet dhe sukses, por ai ka një sekret të errët. Ajo thotë:”Ju e doni futbollin, pasi jeni të pushtuar nga demoni e futbollit. Pothuajse të gjithë në botë janë pushtuar nga ky demon, dhe vetem pak kanë mbetur jashtë. Shumë pushtohen që në barkun e nënës ose si foshnje.

teatri

1. Teatri

Në vitin 1632, një puritan i quajtur Uilliam Prin shkroi “Histriomastix:The Player’s Scourge”, duke argumentuar se teatri ishte një shpikje mëkatare e djallit. Ai ishte i zemëruar veçanërisht nga harxhimi i letrës së cilësisë së lartë për pjesës e botuara teatrale sesa për veprat e krishtera. Sipas tij edhe veprat e Shekspirit qenë shtypur në letër më të mirë se shumë kopje të Biblës.

“Aktorët dhe dramaturgë ishin ‘mjeshtra-lavire, rufianë, pijanecë, dhe të pafe” dhe padyshim ishin të angazhuar në akte të adhurimit të Djallit. Ai shkoi shumë larg, kur etiketoi “kurvë” një aktore që në fakt ishte njëherazi edhe gruaja e mbretit Çarls I, Mbretëresha Henrieta Maria.

Sipas një shënim të shkruar me dorë, të gjetur në një kopje të Histriomastix, “për shkrimin e këtij libri, Prin u dënua të paguajë një gjobë prej 5.000 paundësh, ndërsa iu prenë veshët në një shtyllë ndëshkimi”. /Bota.al

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark