Në rrjetin social Facebook bëmat duket se nuk kanë të mbaruara. Ai është bërë thuajse pjesë e përditshme e se cilit prej nesh. Por këtë herë do t’ju sjellim dhjetë histori të padëgjuara e të papara ndonjëherë, ku Facebook ka qenë “protagonisti” kryesor.
Një nuse anuloi dasmën pasi pa të fejuarin e saj të përqafuar me një tjetër femër në Facebook, në një rast tjetër dhëndri përditësoi statusin në FB gjatë dasmës në altar, ndërsa një adoleshenti shpëtoi nga burgu falë një statusi në FB, kurse një fëmijë i rrëmbyer gjeti familjen e tij pas 22 vitesh. Për më tepër lexoni në vijim.
Gruas së cilës iu vodh foto në Facebook, dhe iu përdor për publicitet në Çeki
Kjo është një foto e bukur e një familje nga Misuri, SHBA, që pozonte për një kartolinë Krishtlindjesh. Por ajo çka ata nuk prisnin ishte që foto të përfundonte si reklamë në një shtet tjetër. Imazhi i tyre u përdor në një dyqan ushqimesh në Pragë të Çekisë.
Gruaja e sëmurë që humbi përfitimet e saj nga fotot e plazhit në FB
Nathalie Blanchad, një grua e sëmurë prej kohësh nuk po merr më asistencë sociale të përmuajshme pasi postoi foto duke u kënaqur në plazh në llogarinë e saj në Facebook. Pasi u diagnostikua me depresion Nathalie-s iu desh të linte punën tek IBM, dhe kështu do të merrte asistencë nga kompania Manulife. Pas fotove të postuar, kompania e sigurimeve ndaloi së dhënë asistencë asaj.
Dhëndri përditësoi statusin në FB gjatë dasmës në altar
Çfarë duhet të bëjë një dhëndër pas betimeve të dashurisë? Të puthë nusen? Por nuk ishte kjo që ndodhi në dasmën e Dana Hanna-s me bashkëshortin e saj, i cili para se të puthte nusen, mori telefonin dhe ndryshoi statusin e tij duke e vënë: U martua me Dana Hanna.
Bashkëshorti që la gruan e tij që nga FB
Një ndarje është e dhimbshme për të gjithë, por të kuptosh që martesa ka marrë fund në internet kjo shkon përtej çdo gjëje. Emma Brady, u shokua nga një update-im që pa në rrjetin social Facebook: Neil Brady i dha fund martesës me Emma Brady. Tani Nail shkoi të jetojë me të ëmën dhe tha se nuk donte të kishte më të bënte me Emma-n.
Adoleshenti që shpëtoi nga burgu falë një statusi në FB
Rodney Bradford, është një 19-vjeçar që nuk e kishte menduar kurrë se një mesazh i tij në Facebook, do të ishte pasaporta e tij drejt lirisë. “Ku janë petullat e mia”, shkroi Rodney nga apartamenti i babait të tij në Harlem. Një ditë më pas i riu u arrestua i dyshuar për vjedhje. Avokati i tij përdori Facebook-un si alibinë e tij. Kjo më pas u kontrollua dhe bëri që akuzat të binin.
Fëmija i rrëmbyer që gjeti familjen e tij pas 22 vitesh nëpërmjet FB
Alex Anfuso, një italian i rrëmbyer nga vetë babai i tij në moshën 5-vjeçare, jetoi me emër tjetër për 22 vite në Kajro të Egjiptit. Shpesh në Facebook-un e tij Alex shkruante: Quhem Alex dhe po kërkoj familjen time. Pas gjithë atyre viteve përpjekjesh të dëshpëruara për t’u lidhur me familjarët e tij, ai u shkroi të gjithë njerëzve me mbiemrin Anfuso në Facebook. Ai madje kontaktoi dhe me kanalin RAI, por fatkeqësisht zbuloi se nëna e tij kishte vdekur
Djali që tha se nëse krijonte një grup 1 mln persona do të bënte tatu të gjitha personazhet e Pokemon
Një i ri ekuadorian vendosi të hapte një grup në Facebook me emrin: “Nëse bëhen 1 milion persona, unë Jose Romero zotohem se do të bëj tatuazh 151 personazhet e Pokemon në shpinën time”. Por ai nuk e kishte imagjinuar që njerëzit do të shtoheshin derisa arritën 1 mln. Por Romesos iu desh të fshihej sepse ai nuk e mbajti premtimin.
Çifti me të njëjtin emër që u martua pasi u njohën në FB
Nuk është e pazakontë të gjesh në Facebook një person me të njëjtin emër. Por që ta gjesh dhe me mbiemër njësoj këtu përbën habi. Një djalë nga Teksas i quajtur Kelly Hildebrandt takoi një vajzë nga Florida që gjithashtu quhej Kelly Hildebrandt dhe ata u martuan me njëri-tjetrin. Djali tha: “Po kërkoja një ditë kot në Facebook për emrin tim dhe rastësisht kur shoh se një vajzë mbante po të njëjtin emër dhe mbiemër si dhe unë, pasi i dërgova friend request biseduam dhe njohëm njëri-tjetrin”.
13-vjeçarja që njohu një adoleshent në FB, bëri seks me të dhe e fshehu në dollap
Një grua e shokuar telefonoi policinë pasi ajo hapi dollapin e dhomës së vajzës së saj dhe gjeti një 19-vjeçar aty. Vajza 13-vjeçare pranoi se kishte bërë seks me të pasi e njohu në FB. Sipas policisë djali ishte fshehur në dollap që prej dy ditësh. Ai u arrestua nën akuzën e sulmit seksual.
Nusja që anuloi dasmën pasi pa të fejuarin e saj të përqafuar me një tjetër femër në FB
Disa ditë përpara dasmës, një grua la të dashurin e saj pasi e pa të përqafohej me një tjetër femër në FB. Gruaja e nevrikosur vendosi postera në të gjithë Romën pasi zbuloi që i dashuri i saj e tradhtonte. Në poster shkruhej: “Falë Zotit që ekziston Facebook”.