Insajderi
Botë

10 hobit që njerëzit më të suksesshëm i praktikojnë gjatë kohës së lirë

Insajderi
11 July 2016 - 16:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njerëzit e suksesshëm nuk mendojnë vetëm të hanë, të flejnë dhe të punojnë. Të gjithë “milionerët” kanë nevojë që gjatë kohës së tyre të lirë të merren me hobe të ndryshme, të cilët u ndihmojnë për tu bërë njerëz të suksesshëm në jetë.

Të luajnë ndonjë instrument muzikor për shembull të stimulojnë kreativitetin e tyre, aftësitë e tyre analitike apo aftësitë motorike.

Për tu frymëzuar që të keni edhe ju hubi ju prezantojmë me 10 aktivitetet e njerëzve më të suksesshëm, shkruan Business Insider, transmeton Insajderi.

Richard Branson luan shah

What have you learned today?

A photo posted by Richard Branson (@richardbranson) on

Ai është themelues i Virgin Group dhe hobi i tij është të luaj shah është më shumë se një aktivitet mendor dhe se të gjithë pasditen e tij e kalon duke luajtur shah me fëmijët e tij.

Jack Dorsey bën “hiking”

jack

Bashkëthemelues i kompanisë “Techonomy” dhe hobi i tij është të ecë në natyrë, ai e praktikon që cdo të shtune të dal dhe të ecë, raporton Business Insider.

Meryl Streep qëndisë në kohën e saj të lirë

streep

Fitusja e çmimit Oscar aktorja Meryl Streep tregon se hobi i saj është të qëndisë, ajo tregon se në filmin “Doubt”, shallin që e ka të veshur e ka qëndisur vetë, “ për mua është një hobi i cili më bënë të kuptojë jetën dhe është një  pastrimi i shpirtit” ka thënë ajo.

Bill Gates luan letra

bill

Themeluesi i “Google” thotë se hobi i tij është i modës së vjetër, por që atij i pëlqen të luaj atë. Përveç lojës me letra, ai ka thënë se i pëlqen edhe tenisi gjatë kohës së tij të lirë.

George Bush pikturon në kohën e lirë

bush

Ish presidenti i SHBA- ve George Bush tregon se hobi i tij është të pikturoj, ai thotë se ka pikturuar mbi 50 peisazhe dhe 30 liderë botëror.

Tom Hanks koleksionon makina shkrimi

Aktori dhe regjisori  famshëm Tom Hanks tregon se hobi i tij është që të koleksionoj makina të vjetra të shkrimit, ai ka mbledhur makina të vjetra që datojnë që nga viti 1978 dhe i përdorë çdo ditë ngase i pëlqen tingujt që ajo lëshon.

Marissa Mayer gatuan

marissa

Marissa Mayer, e cila është drejtore ekzekutive e kompanisë së madhe amerikane Yahoo, kishte thënë për revistën “San Francisco” se hobi i saj është të gatuaj. Ajo thotë se kjo i ndihmon shumë në punën që ajo e bën.

Warren Buffet i bie “Ukalele”-s

ukalele

Ai gjatë kohës së tij të lirë i pëlqen ti bie kitarës havajane, një kitare e vogël të cilën ka me vite që i bie dhe se me të perfomuar në shumë shfaqje bamirësie.

Angelina Jolie koleksionon armë

angle

Siç është raportuar edhe më parë në mediet ndërkombëtare, aktorja e famshme Angelina Jolie, ka një hobi mjaft të veçantë: Ajo koleksionon armë.

Ajo është parë në disa intervista televizive, duke përdorur thika në duar, duke thënë se “thjesht ka dicka mahnitëse në to”.

Larry Ellison lundron

larry

Pronari i kompanisë së madhe amerikane të teknologjisë dhe kompjuterëve –padyshim miliarder, Larry Ellison pëlqen që gjatë kohës së lirë të lundroj.

Business Insider raporton se ai ka disa anije, të cilat i ka pronë të tij. /Insajderi.com

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark