×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    10 të vdekur e 39 të plagosur nga përplasja e një autobusi me një kamion e dy makina në Turqi

    Insajderi
    26 May 2024 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 10 persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën në Turqinë jugore kur një autobus ndërqytetës u përplas me tre automjete të tjera në një autostradë qendrore, tha ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya.

    Autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, tha ministri në një postim në X.

    Qeveria theksoi se ka nisur një hetim për shkaqet e sakta të aksidentit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark