Kjo është arsyeja se pse investitorët duhet të kërkojnë kompani, CEO-n e së cilës e do jo vetëm publiku, por edhe njerëzit të cilët punojnë për të.
Në ndryshim nga çfarëdo lloj çmimi mbi vendin e punës, Glassdoor Employees’ Choice Awards mbështetet te kontributi i punonjësve që japin vullnetarisht një vlerësim anonim, duke plotësuar një pyetësor mbi CEO-n e kompanisë, punën e tyre, mjedisin e punës dhe punëdhënësit në vitin e fundit. Këto renditje nuk kanë të bëjnë me perceptimin publik. Ato klasifikojnë CEO-t e kompanive me të paktën 1000 punonjës.
“Gjithnjë e më shumë, CEO-t e kompanive po marrin vendime për të krijuar kulturën e kompanisë, që të ndihmojnë në rekrutimin dhe mbajtjen e punonjësve të aftë, gjë që ka lidhje të drejtpërdrejtë me suksesin e kompanisë. /Monitor