Insajderi
Lajme

100 mijë euro për 50 minutat e Thaçit

Insajderi
12 April 2016 - 22:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deklarimi i deputetit Ilir Deda, se ceremonia e inaugurimit të Hashim Thaçit, president, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës afro 1 milionë euro, është cilësuar qesharak nga zyra e Presidentit, por ajo e ka proklamuar një shumë tjetër, që duket solide krahasuar me milionëshin.

Por megjithatë shuma zyrtare e dhënë nga këshilltari i presidentit, Andri Nurellari, nuk është edhe aq solide, kur kihet parasysh organizimi i një ceremonie që nuk e kërkon asnjë dispozitë ligjore as kushtetuese në vend.

E gjithë ceremonia e inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi, e cila ka qenë e para e këtij lloji, ka kushtuar 100 mijë euro.

Thaçi kishte ftuar 1 mijë mysafirë, por vetëm dy prej homologëve të tij erdhën në këtë ceremoni. Presidenti i Shqipërisë dhe Presidentja e Kroacisë.

Ceremonia e cila në fokus pati fjalimin afro 40 minuta të gjatë të Thaçit,  ka shpenzuar buxhetin e Kosovës, 100 mijë euro, sa gjysma e buxhetit vjetor të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Nurellari ka thënë për Zërin se në ditët në vijim presidenca do të del me raport zyrtar mbi shpenzimet e ceremonisë së inaugurimit të Thaçit.

“Me sa e di unë, janë tre institucione të ndryshme që kanë mbuluar shpenzimet dhe së shpejti dalin me një raport financiar. Por shuma 1 milion është qesharake, s’besoj se arrin as 1/10 e asaj shume”, ka thënë Nurellari./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark