×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    100 orë pas tërmetit shpëtohen dy motra, njëra kërkon të dëgjojë këngën e preferuar derisa shpëtohet

    Insajderi
    10 February 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar pas 99 orësh nga tërmeti shkatërrues 15-vjeçaren Ayfer dhe pas 101 orësh edhe motrën e saj Fatman, 13 vjeç, nga rrënojat në Kahramanmaras.

    Me kërkesën e Ayferit gjatë shpëtimit, ekipet kanë lëshuar këngën “Gul Beyaz Gul” të këngëtares turke Zeynep Bastik, shkroi CNNTurk.

    Ekipet kanë dëshmuar edhe një mrekulli tjetër kur kanë nxjerrë dy motrat pasi konsiderohet se pas 72 orëve të para pas një tërmeti janë kritike.

    Pasi dëgjuan shenja jete nga rrënojat, ekipet nxituan për të arritur tek ato duke hapur një korridor.

    Gjatë operacionit 10-orësh të shpëtimit, ekipet vazhdimisht flisnin me Ayferin e cila kërkoi ta dëgjonte këngën, ndërsa tha se i mungonte të hante akullore.

    Ekipet ndërsa flisnin me vajzën i premtuan se së bashku do të hanin akullore.

    Pas saj, ekipet morën shenja jete edhe nga Fatma të cilën e shpëtuan pas 101 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark