Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, sot ishte në Zllakuqan.
Ai nga atje tha se është kënaqësi e veçantë ta takosh rininë e Zllakuqanit.
“Takimi me këta të rinj, qysh sot, të jep ndjesinë e fitores së sigurt.Mikpritja e përzemërt si kjo e sotmja në Zllakuqan, më jep motiv për të vazhduar më tej, drejt objektivit final: rrumbullakësimit të shetësisë së Kosovës”, ka shkruar Shala.
Ai po ashtu u shpreh se edhe Zllakuqani, i bindi se qytetarët po besojnë fuqishëm se PDK-ja është garancia e vazhdimësisë së shtetndërtimit.