×
  • Lajme
  • Lajme

    Shahini dëgjon hallet e minatorëve: Meritojnë trajtim dinjitoz, e ruajtën Trepçën si pasuri kombëtare

    Insajderi
    02 February 2021 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Mimoza Shahini ka vizituar minierën e Trepçës.

    Shahini në një intervistë për Ekonomia Online, i ka quajtur minatorët heronj të cilët kanë ruajtur me fanatizëm historinë e Trepçës si pasuri kombëtare.

    Mbi 800 metra nën tokë, ajo është njohur me hallet që kanë minatorët, e të cilat sipas saj, janë të shumta.

    “Unë sapo dola nga zgafelle në një thellësi nënë 800 metra dhe aty takova minatorët të cilët janë heronj, sepse këta janë heronjtë që e kanë ruajtur historinë e Trepçës me një fanatizëm të jashtëzakonshme, me punën të cilën ata e bëjnë edhe pse kushtet nuk janë dhe as të favorshme për faktin se ajo që unë pash ishte një makineri shumë e vjetër, por gjithsesi ata i mban morali, entuziazmi për ta ruajtur Trepçën e cila është një pasuri kombëtare”.

    Ajo ka pohuar se minatorët i janë ankuar për mungesën e sigurimeve shëndetësore , kushtet jo të mira të punës dhe makinerinë e vjetërsuar.

    “Unë aty takova gjenerata e reja dhe gjenerata e vjetra dhe në diskutime me ta, problemet janë nga më të ndryshmet: e para janë problemet e sigurimit shëndetësor, pavarësisht se këta punojnë në kushte ku ndotja e mjedisit, temperaturat në të cilën punojnë janë shumë të larta, apo ndonjëherë ballafaqohen me problemet e ajrit, gjithsesi u pasqyruar që kishte mbi moshën 50 vjeçare, zakonisht punëtorët kishin probleme shëndetësore të lidhura me profesionin e tyre”.

    Shahini tha se ka takuar edhe shumë minatorë që kanë kaluar moshën 60 vjeçare dhe për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuar nga kushtet e punës, do të ishin të gatshëm të dilnin në pension.

    “Kishte nga ata që kishin kaluar moshën 60 vjeçare dhe me shumë dëshirë do të kishin dalë në pension, prandaj edhe duhet punuar në aspektin e krijimit të një pensioni, cili është dinjitoz për sakrificën dhe punë të cilën ata e kanë bërë”.

    “Tjetër gjithashtu është edhe çështja e sigurisë në fat edhe pse është një minierë mjaftë e sigurt në vendin e punës, por gjithsesi nuk duhet të harrojmë që ndonjëri niset nga shtëpia me intencën që mund të ndodh diçka dhe mund të kthehen dhe kjo është një vlerë që duhet t’i mbështesim ata”.

    Kandidatja për deputete e LDK-së, ka kërkuar që fokus duhet të jetë arsimi profesional i gjeneratave që do ta mbështesin punë në minierën e Trepçës, raporton EO.

    “Një element tjetër që është i rëndësishëm që duhet të fokusohemi është arsimin profesional që të mbështesim ato profesione që do ta mbështesin punë në minierën e Trepçës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark