×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    11 fakte rreth ditës historike/ A e dini në sa ora është shpallur Pavarësia e Kosovës?

    Insajderi
    17 February 2024 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me rastin e 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.

    1. Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta

    2. Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi

    3. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

    4. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

    5. Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

    6. Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.

    7. Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.

    8. Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

    9. Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    10. Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

    11. Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte kishin qenë edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark